Djaloshi që fiton 90 mijë euro në javë, por konsiderohet normal

Djaloshi që fiton 90 mijë euro në javë, por konsiderohet normal

Martin Odegaard ka zyrtarizuar transferimin e tij në formë huazimi te Heerenveen. Sipas “Marca” dhe “Daily News” futbollisti që u prezantua sot me fanellën e ekipit holandez është transferuar për të paktën deri në përfundim të sezonit të ardhshëm.

Mesfushori u bë futbollisti më i ri që ka luajtur me ekipin e Real Madrid në historinë e klubit Merenguez, vetëm 16 vjeç dhe 157 ditë.

Gjithsesi ai dështoi në misionin për të rezervuar një vend të sigurtë në listën e trajnerit Zinedine Zidane në Bernabeu, duke qenë i detyruar të aktivizohet për ekipin e dytë të ekipit madrilen.

Odegaard u prezantua sot te Heerenveen. Odegaard është aktivizuar në vetëm një okazion gjatë këtij sezoni, duke luajtur për 90 minuta në fitoren e thellë 6-1 ndaj Cultaral Leonesa, e vlefshme për Kupën e Mbretit.

Për këtë arsye, shefat në Madrid shpresojnë që një transferim në Hollandë të mund të ndihmojë norvegjezin, talenti i të cilit e ka bërë të krahasohet me Lionel Messi, që të fitojë më shumë eksperiencë me ekipin e parë, në kampionat elitar. Konkretisht Heerenveen renditet në vend të katërt të Eredivisie, në kuotën e 29 pikëve në 19 ndeshje, para pushimit dimëror, 13 pikë larg Feynoord kryesues.

Mesfushori 18-vjeçar i Real Madrid u huazua në Eredivisie për 18 muaj.Martin Odegaard ka insistuar të vetëquhet një “djalosh shumë normal” pavarësisht reputacionit të tij si “djali i çudirave”, pas transferimit të tij në formë huazimi te Heerenveen nga Real Madrid, shkruan Telesport.

Adoleshenti norvegjez u transferua provizorisht në kampionatin holandez për një afat të paktën 18-mujor. Norvegjezi u transferua te Real Madrid në La Liga gjatë vitit 2015 për një shumë prej 4 milionë euro, për të përfituar një pagë javore prej 92 mijë euro. /Insajderi.com

odegardi