Djaloshi i Manchester City-t me ambicie të mëdha për Kosovën

Djaloshi i Manchester City-t me ambicie të mëdha për Kosovën

Bersant Celina dëshiron të bëhet pionier.  Për këtë arsye ai zgjodhi të luaj për Kosovën, vendin e tij të lindjes, e jo Norvegjinë, vendin ku ai u rrit.  Kosova ende nuk ka luajtur asnjë lojë garuese, por Celina vazhdon të ëndërrojë që të jetë kapiten i ekipit në Kupën e Botës.  E, pse jo? Kjo është vetëm një pjesë e vizionit tij ambicioz.

19 vjecari është në prag të një debutimi.  Nesër ai pritet që të jetë titullar në ekipin e parë të Manchester City, në rundin e pestë të kupës FA në ndeshjen që zhvillohet kundër Chelsea në Stamford Bridge.  Trajneri i City-t, Manuel Pellegrini, do të luaj me një ekip të ri në këtë ndeshje, marrë parasysh edhe udhëtimin e gjatë që do të duhet të bëjë për në Kiev për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, shkruan The Independent.

Kelechi Iheanacho, i cili është 19 vjeçar, deri më tani ka shënuar nëntë herë për ekipin e parë gjatë këtij stinori, dhe tani Celina është në rend për tu promovuar.

Ai ka qenë duke ushtruar me ekipin e parë të Pellegrinit për thuajse 18 muaj ndërsa deri më tani ka hyrë në lojë tri herë si zëvendësues.  Dy javë më parë, ai u fut në minutat e fundit në humbjen që City e pësoi kundër Leiceter City.  Për ato pak minuta që pati, ai i dha një krosim perfekt sulmuesit Sergio Aguera për të shënuar golin e ngushëllimit.

“Ka qenë një moment krenarie për mua, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ne humbën,” thotë Celina nga Lowrly Hotel, jo shumë larg apartamentit të tij në qendër të qytetit.  Kjo është intervista e tij e parë më një gazetë të rëndësishme britaneze, por meqë ka jetuar këtu për katër vite, anglishtja e tij është perfekte.

Gjenerata e lojtarwve të rinj të City-t është rekrutuar nga e gjithë bota, por ata janë rritur së bashku në Manchester.  Prillin e kaluar, ata u ballafaquan me Chelsea-n në finale të të rinjve për kupën FA, dhe humbën 5 me 2.

“Ai ka qenë viti i fundit kur ne mund të fitonim atë trofe dhe për atë edhe punuan shumë. Ekipi më i mirë fitoi, dhe ishte një mbrëmje tejet zhgënjyese” thotë ai.

Nesër, disa nga lojtarët e atij ekipi do të shkojnë përsëri në Stamgord Bridge, por jo si të rinj por si lojtar sendor.  A është hakmarrja në mendjen e tij?

“Nëse po flasim për hakmarrje, atëherë unë jam hakmarrë kohë më parë.  Ne e mposhtëm Chelsea-n 2 me 0 në Ligën e nën 21-vjecarëve”.

Atë ndeshje, Celina luajti si mesfushor sulmues, dhe shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe asistoi golin tjetër të shënuar nga Thierry Ambrose.

“Por, kjo tani eshtë ndryshe.  Është më e madhe.”

Celina beson se ai është i gatshëm tani.  Ai në ekip konsiderohet të jetë një nga të rinjtë më punëtorë dhe personaliteti i tij e ka impresionuar edhe Pellegrinin.  Për Celinën, ka pasur interesim serioz nga Celtic, Middlesbroguht, dhe Derby County për të marrë në një huazim, por Pellegrini ka vënë veto në këtë refuzim.

Në kohën kur Samir Nasri dhe Kevin de Bruyne janë të lënduar, ekipi ka nevojë për mesfushor kreativ.  Në fakt, Manchester City është duke provuar që të lidhë një kontratë të gjatë pesë vite e gjysmë me Celinën.

Pellegrini do të drejtojë ekipin e Manchester vetëm edhe për tre muaj të tjerë, por Celina ndjen se i ka borxh atij dhe lavdëron atë pa ndalur.

“Jam shumë mirënjohës,” thoi ai.  “Unë e pëlqej atë shumë dhe kam përshtypjen se edhe atij i pëqej.  Ai më thotë se nuk kam nevojë që të bëjë lëvizja të tepërta për të treguar aftësitë e mia, sepse kjo nuk do të më bëjë lojtar më të mirë. Ai më thotë të luaj thjeshtë, dhe të mos e humbas topin.”

David Silva është shembulli i përsosur.  “Unë mësoj vetëm duke e shikuar atë”, thotë Celina “mënyra se ai au luan, mënyra se si ai pason topin, se si kujdeset që të mos e humbas atë.  Të gjitha detajet e lojës së tij”

Celina po ashtu është duke punuar në këto detaje edhe për veten e tij, dhe pranon se duhet të përmirësohet në mbrojtje.  Teknika e tij është po aq e mirë sa e të tjerëve ne klub.  “Nuk e humbas shpesh topin.  Kam teknikë të mirë,” thotë ai.  “E di çfarë mund të bëjë m,e topin.  Dhe nëse bëjë zgjedhjet e duhuara, mbrojtësit nuk mund as të më afrohen.”

celina 2

Vendimi më i madh që Celina ka marrë përtej fushës së blertë të futbollit ka të bëjë me të ardhmen e tij ndërkombëtare.  Ai  wshtw storie tipike e futbollit modern, por me një përfundim jotipk.  Ai është lindur në shtator të vitit 1996 në Prizren, Kosovë, vetëm 20 minuta larg nga kufiri me Shqipërinë.  Derisa lufta po trokiste, nëna e tij Mimoza e mori Bersantin dhe vëllaun e tij Behajdin në Norvegji.  Ata u vendosën në Drammen, në një vend ku ka shumë kosovarë, ku u bashkuan edhe me babain e Bersandit, Eduar-in, dy muaj më vonë.  Shumë nga kushërinjtë e tij kishin qëndruar në shtëpi.

Celina u rrit duke folur gjuhën norvegjeze në shkollë dhe shqip në shtëpi, dhe duke luajtur futboll “për pesë apo gjashtë orë” cdo mbrëmje me djemtë e tjerë nga Kosova.  Ai kënaqëj duke shikuar Ligën Premier të Anlisw dhe gjithherë ka dashur të luaj në këtë ligë.

Celina ka qenë lojtar i mirë, nënshkroi për Stromsgosdet sa ishte ende në shkollë dhe filloi të luaj për të rinjtë e kombëtares së Norvegjisë.

“Jam rritur në Norvegji, dhe gjithherë kam dashur të luaj për Norvegjinë”, thotë ai.  Në fakt, duke luajtur për grupmoshat nën 16 vjeçare atë e panë menaxherët e City-t.  Ai ende ndjehet norvegjez.

Por, në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë prej Serbisë. Në 2012, Xherdar Shaqiri, Valon Behrami, dhe Granit Xhaka, të gjithë kosovarë që luajnë për Zvicrën,  i shkruan FIFA-s duke argumentuar se Kosova duhet lejohet që të luaj ndeshje ndërkombëtare.  FIFA në fund pranoi.  Dhe, në mars të vitit 2014,  përfaqësuesja e Kosovës luajti ndeshjen e parë miqësore ndaj Haitit në Mitrovicë.  Një derë e re u hap pë r17 vjecarin Celina,të cilën nuk ishte duke e pritur.  Në ndeshjen e tij të pari, ai qëndroi në stol si zëvendësues.

“Dëshiroj të luaj për ta në mënyrë që të ndihmoj të krijohet një reputacion, një shtet, dhe ekip i mirë.  Cdo shtet duhet të ketë ekipin e tij kombëtar.  E di që kemi edhe përkrahjen e vendit tim,” thotë ai.

Kosova është afër që të pranohet së anëtare e plotë e UEFA-s dhe FIFA-s.  Nëse pra pranohen, ata mund të luajnë në gara ndërkombëtare dhe do të bëhen pjesë e kualifikimeve për Kupën e Botës së vitit 2018

Kjo e shtyri Celinën që të mendojë shumë.  Dhe në fund zgjodhi të luaj për atdheun e tij, dhe jo për Norvegjinë e cila ka gjasa më të shumta të arrijë këtë garë.  “Aty më rrah mua zemra.  Kur shkoi në Kosovë, ndjej se jam duke shkuar  në shtëpi.”.

“Ekipi do të përmirësohet, sidomos kur të ketë qasje më shumë në fonde kur të pranohet në FIFA në maj.

“Fushat nuk janë më të mirat,”thotë Celina, por “ne shpresojmë se kjo do të rregullohet kur të na pranojë FIFA dhe ne mund të investojmë në ndërtimin e stadiumit të ri.  Por as kjo nuk ka rëndësi, sepse atje atmosfera është e pabesueshme.”

Shumica e ekipit të Kosovës përbëhet nga lojtar si Celina, të rritur në Norvegji, Suedi, ose Zvicër.  Por jo të gjtihë janë po aq të mirë sa Celina, derisa shumë talent kosovarë është duke u shfrtyëzyar nga ekipe të tjera evropiane.

Lojtari i Manchester United, Adnan Januazaj, prindërit e të cilit janë kosovarë, u deklaruar se do të luaj për Belgjikën në vitin 2014. Kjo ndodhi vetëm pak para se Kosova të luaj ndeshjen e parë./Insajderi