Djali i Zidane mahnit me super golin e fundit

Djali i Zidane mahnit me super golin e fundit

Zinendine Zidane duket se talentin e tij e ka trashëguar tek djali i tij, por dhe ka kultivuar aftësi për të. Djali i francezit po ecën në hapat e tij, pasi çdo ditë po shkëlqen dhe po shënon rregullisht.

Theo Zidane, djali i trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdon të shkëlqejë te skuadra e akademisë së Realit, Cadete A.

Në fundjavë, ekipi i tij fitoi ndaj akademisë së Alcorconit, ndeshje në të cilën Theo shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga 25 metra.

Ai kontrolloi fillimisht topin dhe më pas goditu bukur duke e dërguar topin në rrjetë. Skuadra e tij fitoi thellë, 4-1.