I biri i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Shaban Manaj, Shkëmbi, ka folur për vrasjet politike, temë që me afrimin e zgjedhjeve në vend, sërish është riaktualizuar, me iniciim të" />

Djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së flet për vrasjet politike

Djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së flet për vrasjet politike

I biri i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Shaban Manaj, Shkëmbi, ka folur për vrasjet politike, temë që me afrimin e zgjedhjeve në vend, sërish është riaktualizuar, me iniciim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shkëmb Manaj, ka thënë se kjo plagë duhet të mbyllet në mënyrë që të triumfojë drejtësia dhe të fuqizohet pajtimi brenda shqiptarëve, sipas tij, për interesin e së ardhmes së Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.

Manaj ka mirëpritur kërkesat për ndriçimin e vrasjeve me motive politike, siç ka shkruar ai, pavarësisht kohës, rrethanave dhe se nga kush vijnë ato kërkesa.

Sipas tij, është koha e fundit që skena politike të bëjnë ndarjen nga elemente të krimit të organizuar politik, derisa ka thënë se vrasjet politike duhet të trajtohen në Gjykatën Speciale.

Komenti i plotë:

Në parim, kërkesat për ndriçimin e vrasjeve me motive politike janë gjithmonë të mirëpritura, pavarësisht kohës, rrethanave, motiveve dhe nga kush vijnë kërkesat.

Kërkesat për zbardhjen e vrasjeve duhet të jenë përtej një partie politike, përtej një institucioni, ato duhet të jenë kërkesa të mbarë shoqërisë së Kosovës.

Është koha kur skena politike dhe institucionale duhet të bëjë ndarjen nga elementet e krimit të organizuar politik dhe jo vetëm.

Zbardhja e rasteve është dhe duhet të jetë çështje e drejtësisë. Në disa raste, politika, mjafton që të mos ndërhyj në çështjet e drejtësisë, ashtu siç kanë ndërhyrë për vite të tëra dhe rrjedhimisht kanë pamundësuar zbardhjen e rasteve.

Unë kam theksuar dhe vazhdoj të theksoj se vrasjet politike duhet të trajtohen dhe zgjidhen në Gjykatën Speciale sepse kjo gjykatë ka mandat ligjor, lëndor dhe kohor, për ti trajtuar disa nga vrasjet me motive politike si dhe ka kredibilitet për të zhvilluar një proces gjyqësor që hyn në thelb të trajtimit të ketyre vrasjeve sistematike dhe që garanton shqyrtim profesional dhe të paanshëm.

Kjo plagë duhet të mbyllet, që të triumfojë drejtësia dhe të fuqizohet pajtimi brenda nesh, për interes të së ardhmes së Republikës tonë.