Djali sulmon babanë

04.09.2016 11:53

Djali sulmon babanë e vet pas një mosmarrëveshjeje që kishin mes vete. Pas kësaj, babai është ankuar në Policinë e Kosovës për trajtimin që i kishte bërë i biri.

Djali sulmon babanë

Babai kishte pësuar lëndime trupore, i cili ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore. Rasti ka ndodhur dje në komunën e Pejës.

I biri i tij, në cilësinë e të dyshuarit, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë 24 orëve të fundit policia raporton se ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale./Insajderi.com