Djali i Sami Lushtakut i gëzohet lirimit të babait të tij

Djali i Sami Lushtakut i gëzohet lirimit të babait të tij

Mërgim Lushtaku i është gëzuar lajmit se babai i tij, Sami Lushtaku, është liruar sot nga të gjitha akuzat për krime lufte.

“Urime Drenicë, urime Kosovë! Lufta çlirimtare ka qenë dhe mbetet luftë e drejtë dhe e pastër.”, ka shkruar ai shkurt përbri fotografi ku shihet emblem e UÇK-së.

Gjykata Supreme ka vendosur për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”.

E në nëntor të vitit 2016, Gjykata e Apelit e shpalli atë të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, me ç’rast i heqi 12 vjet burg, me të cilat u dënua fillimisht nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.

Por, Gjykata e Apelit, megjithatë, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, që ndërlidhet me “Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës. /Insajderi.com