Djali i presidentit të Venezuelës kërcënon Shtëpinë e Bardhë

13.08.2017 22:06
Djali i presidentit të Venezuelës kërcënon Shtëpinë e Bardhë

Djali i presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro Guerra, ka kërcënuar Shtëpinë e Bardhë në rast se presidenti amerikan Donald Trump, bën ndërhyrje ushtarake.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar regjimin e Presidentit Nicolas Maduro për abuzime me të drejtat e njeriut. Më shumë se 120 protestues kanë mbetur të vdekur në protesta kundër qeverisë që nga muaji prill, shkruan CNN.

Gjatë javës së kaluar, Trump tha se nuk e përjashton mundësinë edhe për ndërhyrje ushtarake në Venezuela.

Djali i presidentit Maduro i është përgjigjur Trumpit me një kërcënim.

“Nëse ju ndotni atdheun tonë, pushkët tona do të mbërrijnë në New York”, po siç duket djali i presidentit është hutuar me vendndodhjen e Shtëpisë së Bardhë, shkruan CNN.