Djali i Veselit semimaturant, kështu e uron babai të birin

Djali i Veselit semimaturant, kështu e uron babai të birin

Klestori, djali i kryeparlamentarit Kadri Veselit ka festuar një përfundim të sukseshëm të shkollës fillore.

Ai ka festuar mbrëmjen e semimaturës, ndërsa babai e ka uruar në mënyrën më të mirë të mundshme edhe përmes rrjeteve sociale.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka publikuar një fotografi të djalit të tij në “Facebook” e “Instagram”.

Klestori i cili shumë i ngjanë të atit shihet me veshje elegante dhe gati për të festuar përfundimin e një epoke ku mori dituri, shkruan rtv21.tv.

“Djali ynë, Klestori, bashkë me moshatarët e tij, feston sot semimaturën. Violeta dhe unë jemi shumë krenarë. Urime dhe fat për gjithë semimaturantët. Secili duhet të punojmë që gjeneratat e reja të shkollohen dhe të jetojnë në një Kosovë sa më të mirë”, ka uruar Veseli.

Kujtojmë se Kadri Veseli është martuar me Violetën qe 16 vjet dhe së bashku kanë 4 fëmijë, tre djem dhe një vajzë.