Djali i Enver Hoxhës tregon porosinë që ia la babai para se të vdiste

Djali i Enver Hoxhës tregon porosinë që ia la babai para se të vdiste

Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha zbulon në një intervistë të dhënë për “Panorama” amanetin e fundit që i la i ati.

Ai tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i te atit.

“Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”, tha ai.

Ai zbulon se Enveri e kishte pike te dobët nusen e tij, Lilianën.

“Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerë sonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”, thotë ai dhe shton se kjo gjë kishte krijuar shqetësim te familja.

Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste. “Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç.

“Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”, thotë ai.

Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.