Dizajni i ri i fanellave të Kosovës përmban edhe yje [foto]

30.09.2016 23:15
Dizajni i ri i fanellave të Kosovës përmban edhe yje [foto]

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në ndeshjet e radhës kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018” do të ketë fanella pak më ndryshe se ato me të cilat u paraqit ndaj Finlandës.

Kompania me të cilën FFK-ja ka kontratë, “Kelme” ka bërë ndërhyrjet e nevojshme të kërkuara nga shtëpia e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Sheshi e cila posedon këto foto.

Në fanellën primare dominon më shumë ngjyra e verdhë. Fanellat e dyta janë më shumë të bardha, kurse të tretat të kaltërta.

kelme

kelme1