Vanessa Trump ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Donald Trump Jr., në mbrëmjen e së enjtes, raportojnë mediat amerikane. Vanessa thuhet ta ketë paraqitur kërkesën për n" />

Divorc në familjen e Trump

Divorc në familjen e Trump

Vanessa Trump ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Donald Trump Jr., në mbrëmjen e së enjtes, raportojnë mediat amerikane. Vanessa thuhet ta ketë paraqitur kërkesën për ndarje nga i biri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Gjykatën Supreme të Manhatanit.

“Page Six” ka raportuar se Vanessa dhe Donald Jr. prej kohësh nuk janë duke jetuar bashkë.

Reja e presidentit Trump ishte shtruar në spital, në shkurt, pasi një burrë nga Masaçusets kishte dërguar një zarf me pluhur të bardhë në banesën e çiftit, në kullën Trump, në Nju-Jork. Pas ekzaminimit, ishte konstatuar se substanca e bardhë nuk ishte e rrezikshme.

Problemet martesore të çiftit duken të jenë përkeqësuar nga incidenti me pluhurin, dhe nga udhëtimet për punë të Donald Jr., të cilat e kanë lënë Vanessën “gjithnjë e më të vetmuar”, sipas “Page Six”.

Vanessa Trump, 40-vjeçare, dhe Donald Trump Jr., 40-vjeçar, kanë pesë fëmijë. Ata janë martuar në vitin 2005.