Ditët e Nënë Terezës fillojnë të shtunën

24.08.2017 11:59
Ditët e Nënë Terezës fillojnë të shtunën

Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, në Katedralen e Kryeqytetit, të shtunën do të bëhet hapja e “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator.

Sipas një njoftimi të Ipeshkvisë së Kosovës, kjo ditë shënjon edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila do të kremtohet më 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

Për këtë rast është përgatitur një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës, si dhe një ekspozitë e fotografive.

Programi:

Gjon Gjevelekaj “Nënës së mire”, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

“Lamtumirë” (poezi), Jehona Gashi

Fjala e përshëndetëse: Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës

Alfredo Catalani: Ebben! Ne Andrò Lontana, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

Recitim të Poezive të Nënë Terezës, Lumnie Sopi

Shenjtëresha e Dashurisë – Shën Nënë Tereza, kumtesë nga Don Lush Gjergji

Avni Mula: Agimet Shqiptare, Adelina Paloja (soprano) dhe Pranvera Hoxha (piano)

Poezi të Nënë Terezës, Bislim Muçaj

Ekspozitë me fotografi