Ditë tërmetesh në Shkup, 100 persona kërkuan ndihmë në spitale

Raportimeve të fundit, nga dridhjet e forta, arrin numri deri në 100 persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore nëpër spitale ndërsa ka shumë dëme materiale të shkaktuara nga temreti.

Ditë tërmetesh në Shkup, 100 persona kërkuan ndihmë në spitale

Spitali e Qytetit “Naum Ohridski” njofton se deri në ora 17:52 persona u është dhënë ndihmë, të cilët janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa numri gjatë natës deri në 21 është rritur në gjithsej 70 persona.

Nga Spitali informojnë se tre janë hospitalizuar, dhe se nuk ka pasur pacientë në rrezik për jetën. Kryesisht kanë qenë me lëndime nëpër ekstremitete, por ka pasur edhe të atillë, të cilët janë kontrolluar për shkak të shqetësimit të madh pas tërmetit.

Ndërsa në Qendrën urgjente në Shkup ndihmë mjekësore u është dhënë 15 personave, të cilët janë trajtuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ndihmë kanë kërkuar vetëm dy persona, shkruan Zhurnal, transmeton Insajderi.

Nga spitali i përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” kumtuan se tek ata janë kontrolluar 25 qytetarë, tre nga të cilët me fraktura. Një person prej tyre është mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë lëshuar në shtëpi.

Por sa qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore edhe tek mjekët amë, numri i tyre ende nuk dihet. /Insajderi.com