“Dita e mërgimtarëve” në Bajgorë të Mitrovicës

“Dita e mërgimtarëve” në Bajgorë të Mitrovicës

Manifestimi kulturor tradicional “Dita e Mërgimtarëve” mbahet sot në Mitrovicë.

Gjatë këtij manifestimi, bashkatdhetarët me qëndrim jashtë atdheut, do të njoftohen shkurtimisht  për të arriturat në komunë dhe në vend nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, si dhe do të ketë aktivitete të shumta kulturore-artistike.

Manifestimi do të mbahet në Bajgorë të Shalës, duke filluar nga ora 12:00.

Ky manifestim është organizuar nga komuna e Mitrovicës dhe mbështetur nga Ministria e Diasporës.