Dita e Gruas në Azerbajxhan, policët bënë befasi

08.03.2017 12:09

Bëhet fjalë për aksionin të cilin e organizoi Drejtoria e policisë së trafikut të Bakut në rrugët e këtij qyteti

Dita e Gruas në Azerbajxhan, policët bënë befasi

Policët e trafikut në kryeqendrën azere Baku, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, për pjesëmarrësit në komunikacion organizuan befasi, raporton (AA).

Bëhet fjalë për aksionin të cilin e organizoi Drejtoria e policisë së trafikut të Bakut në rrugët e këtij qyteti.

Policët e trafikut ndaluan vozitësit, ndërsa pas kësaj, për befasi të tyre, u dhanë dhurata dhe lule. Gratë e befasuara falënderuan policët për këtë gjest të bukur.

Urime me rastin e Ditës së Gruas dërgoi edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.