Distria Krasniqi e pesta në botë, kjo është pozita e Majlinda Kelmendit

Distria Krasniqi e pesta në botë, kjo është pozita e Majlinda Kelmendit

Distria Krasniqi është ngjitur në vendin e pestë të ranglistës botërore në kategorinë 52 kg.

Pas medaljes së artë të fituar në turneun botëror “Grand Prix” të Hagës, Distria Krasniqi është ngjitur në vendin e pestë të ranglistës botërore në kategorinë 52 kg.

Në këtë kategori e para aktualisht është Erika Miranda, e ndjekur nga Ai Shishime dhe Majlinda Kelmendi, e cila është e detyruar të pauzojnë shkaku i një lëndimi, por që mungesën e saj në favor të Kosovës po e mbulon për mrekulli Distria Krasniqi, shkruan zëri.

Ndërsa, edhe Nora Gjakova është ngjitur në vendin e pestë në kategorinë 57 kg., falë medaljes të artë që e fitoi në “Grand Prix” në Holandë.