‘Dissi’ i Eminemit hyn në historinë e YouTube

‘Dissi’ i Eminemit hyn në historinë e YouTube

Eminem ka shënuar rekord klikimesh në kanalin e tij zyrtar në YouTube.

Kënga e tij e fundit “Killshot”, e cila ishte ‘diss’ për reperin Machine Gun Kelly ka arritur rekord prej 38.1 milionë shikimesh për vetëm 24 orë të lansimit dhe tanimë ka mbi 79 milionë shikime.

YouTube potencon se “Killshot” është kënga e tretë më e dëgjuar në historinë e YouTube në 24 orët e para, pas “Idol” të BTS dhe “Look what you made me do” nga Taylor Swift. Ndërsa prej këngëve hip-hop, “Killshot” zë vendin e parë.

Kënga gjithashtu është në krye të listës së trendeve në Amerikë.

Kujtojmë se kjo këngë erdhi vetëm në versionin audio.