Diskutohen ide të reja për konfliktin në Ukrainë

Diskutohen ide të reja për konfliktin në Ukrainë

Ndihmësi i Kremlinit për konfliktin në Ukrainë, Vladislav Surkov, është shprehur optimist, pasi është takur me të dërguarin special të Shteteve të Bashkura, Kurt Volker, rreth përpjekjeve për të përfunduar konfliktin në lindje të Ukrainës, duke thënë se kanë diskutuar “ide të reja” në një takim “kontruktiv”.

Ata janë takuar në Misk, derisa takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura.

“Takimi ka qenë i dobishëm dhe kontruktiv”, u ka thënë Surkov gazetarëve rusë, pas takimit.

“Të dyja palët kanë propozuar ide dhe qasje të reja”, për zbatimin e marrëveshjes së Minskut të vitit 2015, e cila parashehnjë proces të arritjes së paqes.

Surkov, ka thënë se Volker është pajtuar se situata aktuale në Ukrainë është e papranueshme dhe se “ne jemi pajtuar për një proces paqësor në sferën politike dhe atë të sigurisë”.

Volker nuk ka komentuar asgjë pas takimit.

Bisedimet e Volker janë në kuadër të dialogjeve tri ditore të diplomacisë amerikane në luftën mes separatistëve pro rusë dhe forcave qeveritare në lindje të Ukrainës.

Nga kjo luftë kanë vdekur më shumë se 10,000 persona nga prilli i vitit 2014.

Nga Minsku, Volket niset drejt kryqytetit të Lituanisë, Vilnius, për t’u takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë për të diskutuar, “rrugën drejt Ukrainës”, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.

Derisa më 23 gusht, Volker do t’i bashkohet Sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis, gjatë takimeve me zyrtarë ukrainas për të diskutuar rreth, “hapave të ardhshëm në negocitatat diplomatike për rikthimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, ka shtuar tutje departamenti.