Diskriminim i pagave në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Diskriminim i pagave në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po bënë dallime në dhënien e pagave për zyrtarët e ministrisë të cilët e kryejnë punën e njëjtë.

Raportit Financiar vjetor për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2016, i hartuar nga Auditori Kombëtarë i Auditimit ka vërejtur disa raste të diskriminimit në paga, shkruan Insajderi.

Sipas të gjeturave të auditimit, Asistentët administrativ në gjashtë raste paguhen me koeficient 5, ndërsa në katër raste me koeficient 6.

“Asistentët administrativ – në gjashtë raste paguhen me koeficient 5,ndërsa në katër raste me koeficient 6. Të punësuarit si zyrtarë – në pesë (5) raste paguhen me koeficient 6, në 34 raste me 7, ndërsa në katër raste paguhen me koeficient 7”.

“Zyrtarët e lartë – në katër raste paguhen me koeficient 7, në tre raste me koeficient 7.5, ndërsa në 27 raste me koeficient 8. Udhëheqësit e sektorëve – në një rast paguhen me koeficient 7, një rast me koeficient 7.5, në tri raste me koeficient 8, ndërsa në gjashtë raste me koeficient 9”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Gjithashtu më tutje sipas këtij raporti,Udhëheqës i Drejtoratit – në një rast paguhet me koeficient 9, ndërsa në një rast tjetër paguhet me koeficient 10.

Sipas ZKA-së mos harmonizimi i pagesave të zyrtarëve për pozitat e njëjta me kompensim të njëjtë ndikon në cilësinë e punëve të kryera nga zyrtarët përkatës dhe në arritjen e objektivave të organizatës si tërësi./Insajderi.com

LEXO DHE:

RAMADAN MUJA NËNSHKROI KONTRATA 89 MIJË EURO, POR MUND T`I PAGUANTE VETËM 11 MIJË

KOMUNA E RAHOVECIT LIDH KONTRATË NË VLERË MË TË MADHE SESA BUXHETI

VLERËSIMI I VONUAR I TENDERIT NË MINISTRINË E FSK-SË