Disa persona largojnë flamurin e Kosovës tek statuja e “Zahir Pajazitit”

Disa persona largojnë flamurin e Kosovës tek statuja e “Zahir Pajazitit”

Gjatë ditës së djeshme disa persona të dyshuar kanë hequr flamurin e Kosovës, tek statuja e “Zahir Pajazitit”, në Prishtinë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 00:05, ndërsa personat e dyshuar janë dërguar në stacionin e Policisë.

Policia e ka konsideruar rastin si prishje e rendit dhe qetësisë publike. Mirëpo pas intervistimit të dyshuarit me vendim të Prokurorit janë liruar.

“Sheshi “Zahir Pajaziti”-Prishtinë  17.03.2018 – 00:05. Tre të dyshuar  meshkuj K/Shqiptar, janë shoqëruar në st. policor, në dyshimin se të njëjtit tek statuja e “Zahir Pajaziti-t” kanë hequr disa flamuj të shtetit të RKS-së. Pas intervistimit të dyshuarit me vendimin e Prokurorit janë liruar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Insajderi.com