Disa nga arsyet për rënien e flokëve

27.08.2017 19:52
Disa nga arsyet për rënien e flokëve

Problemi i rënies së flokëve mund të bëhet serioz ndaj bëni mirë të kuptoni shkakun që fshihet pas tufave të flokëve që gjenden thuajse kudo ku jeni dhe ju.

Nuk mund t’i rregulloni flokët çdo ditë

Përdorimi i mjeteve të nxehta e produkteve kozmetike dëmton flokët që në rrënjë duke shkaktuar hollimin apo këputjen e flokëve.

Stresi ndikon në rënien e flokëve

Periudhat e stresit shoqërohen me rënie flokësh, irritim të lëkurës, shtim në peshë etj.

Keni mungesa mineralesh

Ashtu si trupi juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar me përbërësit e duhur për të qëndruar të shëndetshëm, dhe flokët kanë nevojë për minerale të ndryshme si hekuri, magnezi e proteina të ndryshme. Për flokë të shëndetshëm dieta juaj duhet të përfshijë kos, mish pule, arra etj,.

Mosfunksionimi i tiroides

Hypothyroidism (tiroide jo aktive) dhe hyperthyroidism (tiroide tepër aktiv) të dyja gjendjet mund të shkaktojnë rënie flokësh

Ju vuani nga policistitet ovariane (në vezore)

Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal