Disa lojëra janë si vera

Disa lojëra janë si vera

Lojërat nuk janë si vera, por disa prej tyre sa më shumë vjetërohen, aq më shumë kërkohen nga nostalgjikët që janë rritur me to.

E njëjta gjë ndodh për ata që janë rritur në vitet ’80-’90 me Nintendo SNES, apo Sony Mega Drive, dy lojërat simbol, që në ato vite kanë ndihmuar mjaft prindër që të mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

Që të dyja këto pajisje në kohën e tyre më të artë nuk shkonin më shumë se 200 dollarë. Sot ato kanë thuajse dy dekada që janë zhdukur nga tregu, por jo nga memoria e të apasionuarve pas tyre.

Në e-Bay është vënë re muajt e fundit një rritje e pajisjeve (gaming console) Nintendo Snes dhe Sony Mega Drive. Në marketin online nuk gjen pak të tilla, por ndërsa disa janë nën vlerën e 100 dollarëve, ka të tjera që shkojnë në disa mijëra.

Kështu është rasti i një Nintendo SNES i shitur për 1500 dollarë dhe ky nuk është rasti i vetëm. e-Bay thotë se ka patur disa raste kur vlera e tyre ka tejkaluar 3 mijë dollarët dhe kërkesa për këto pajisje është rritur.