Disa lagje të Prishtinës në terr – KEDS tregon arsyen për mungesën e rrymës

Disa lagje të Prishtinës në terr – KEDS tregon arsyen për mungesën e rrymës

Në disa lagje të Prishtinës gjatë ditës sotme ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike pa ndonjë paralajmërim.

Kjo ka ardhur si pasojë e rënies nga sistemi i një njësie të KEK-ut, gjegjësisht bllokut B1 dhe për pasojë, në kryeqytet janë rikthyer reduktimet.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

“Me kërkesë të KOSTT-it ne po aplikojmë reduktime. Kjo po ndodhë sepse ka devijim nga prodhimi i planifikuar, pra një njësi e KEK-ut, ajo B1, ka rënë dhe për pasojë ne po pranojmë 250 MW/h më pak”, ka thënë Buzhala në një përgjigje me shkrim për portalin Koha.net.