Disa këshilla për të bërë foto më të mira me celularë

Disa këshilla për të bërë foto më të mira me celularë

Shumica e celularëve tanë kanë në trup një kamerë, të cilën ne po e përdorim gjithnjë e më shumë. Ndërsa fiksojmë çastet e veçanta të jetës, ja se cilat janë disa këshilla si të jeni më “profesionalë”

A ju pëlqen të regjistroni kujtime të veçanta të familje suaj në celular? Ashtu sikurse miliona personat kudo në botë që nxjerrin çdo ditë celularin e tyre inteligjent nga xhepi për të fiksuar një çast, edhe juve mund të bëheni pjesë e shoqërisë së atyre të pasionuar me fotot. Aplikacionet aktuale në treg e kanë bërë shumë të lehtë fotografimin dhe dhënien e një pamjeje artistike edhe fotove më të thjeshta. Këto janë dhjetë këshillat elementare për të kapur sa më bukur çastet që doni t’ju mbeten në mendje.

Përdorni një aplikacion kamere

Në vend që të përdorni kamerën standarde të celularit tuaj mund të provoni të shkrepni foto me një aplikacion kamere si vsco cam ose camera +. Avantazhet e përdorimit të këtyre kamerave vijnë së bashku me karakteristikat e tyre të veçanta për nga nxitja e parametrave dhe kapja e më tepër detajeve nga kamera normale.

Eksperimentoni me aplikacione të ndryshme dhe zgjidhni atë që mendoni se ju përshtatet më së miri.

Fikni fleshin

Fotografitë janë më të bukura me dritën natyrale. Gjithnjë e më shumë prodhuesit e smartfonëve po përqendrohen te kamerat dhe kjo i bën ato të favorshme për shumicën e llojeve të fotografive. Ndonëse në nivel amator për nga përdorimi, ju mund të bëni foto shumë të mira në dritën e diellit apo edhe gjatë natës, pa pasur nevojën që të përdorni fleshin.

Ajo për të cilën ka nevojë fotografia juaj nga celulari është drita e mjaftueshme dhe këtë gjë ju mund ta merrni duke zgjedhur një vend me më shumë dritë pa e djegur foton. Një tjetër teknikë është edhe mbajtja e një pozicioni të qëndrueshëm.

Pastroni lenten

Ndonëse mund të mos ju shkojë në mendje, pastrimi i lentes së kamerës së celularit bën një diferencë shumë të madhe në cilësinë e fotove tuaja. Nëse më parë fotot ishin më të bukura dhe tani papritur ato kanë filluar t’ju duken disi të turbullta, kjo ndodh sepse papastërti kanë depërtuar në kamerën tuaj. Përdorni një leckë të posaçme për të pastruar kamerën e celularit dhe diferencën do ta vini re menjëherë.