Disa dyqane në Pejë përfshihen nga zjarri

14.11.2017 22:46
Disa dyqane në Pejë përfshihen nga zjarri

Në lagjen “Fidanishte” në Pejë pak më parë ka shpërthyer një zjarr i madh. Deri tash flakët kanë përfshirë disa dyqane private që ndodhen në këtë zonë.

Këtë për klankosova e ka thënë një lexues, i cili ka dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. Deri tash nuk dihet nëse ka pësuar ndokush, apo bëhet fjalë veç për dëme materiale.