Disa bastore në Kosovë e pësojnë keq

Disa bastore në Kosovë e pësojnë keq

Divizioni i Lojërave të Fatit të Administratës Tatimore të Kosovës gjatë javës së kaluar ka zhvilluar edhe një aksion në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt më qëllim të identifikimit të subjekteve të lojërave të fatit, të cilat jashtëligjshëm ushtrojnë këtë veprimtari.

Gjatë aksionit në fjalë, inspektorët kanë vizituar 13 biznese të lojërave të fatit, tek të cilat janë konstatuar parregullsi të ndryshme, për sa i përket ushtrimit të kësaj veprimtarie.

Gjithsej 5 subjekte janë mbyllur, pasi që të njëjtat kanë vepruar pa licencë të ATK-së. Po ashtu janë lëshuar gjoba në vlerë 89 mijë euro.

Vetëm gjatë janarit dhe shkurtit ATK ka mbyllur 40 subjekte të lojërave të fatit, të cilat njëkohësisht janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 213 mijë euro euro.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Liga.