Diplomati izraelit që dëshiron të shkatërroj ministrin e jashtëm britanik

Diplomati izraelit që dëshiron të shkatërroj ministrin e jashtëm britanik

Një diplomat izraelit në Londër është kapur nga kamera e fshehur e ekipit hulumtues të “Al Jazeera” teksa i jep këshilla një zyrtareje

“A mund ti jap disa emra të ministrave të cilët do t’ua sugjeroja t’i hiqni nga detyra”, thotë diplomati izraelit Shai Masot, në një video incizim të ekipit të “Al Jazeera”.

Shai Masot është një diplomat i rëndësishëm në Ambasadën e Izraelit në Londër, dhe sipas këtij hulumtimi ai po lobon që të shkatërrojë karrierën e disa prej politikanëve britanik.

Ai është kapur duke folur me një zyrtare të Qeverisë britanike Maria Strizzolo e cila javë më parë paralajmëroj se një “skandal i vogël” do të shkatërroj disa prej politikanëve britanik.

Në video, diplomati izraelit shihet teksa jep disa emra të politikanëve që dëshiron t’i shkatërroj, teksa zyrtarja britanike e shtynë atë të jap emra.

I pari emër është ai i ministrit të Jashtëm britanik, Alan Duncan, i cili ka kritikuar Izraelin për ndërhyrje ilegale ushtarake në Palestinë dhe krahasoi okupimin e Hebron si aparteid.

“Ai është duke bërë shumë probleme”, thotë diplomati izraelit duke komentuar ministrin e Jashtëm.

Masot është filmuar në kuadër të një hulumtimi gjashtë mujor të “Al Jazeera”.

Ambasada e Izraelit ka kërkuar falje për veprimin e diplomatit të tyre, dhe ka paralajmëruar “përfundimin e mandatit të tij në kohën sa më të shpejt të mundur”.

Ndërsa Qeveria britanike ka thënë se e cilëson këtë si incident dhe “çështje të mbyllur”, teksa zyrtarja britanike është dorëhequr nga pozita./Insajderi.com

 

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fajplusenglish%2Fvideos%2F875822679225907%2F&show_text=0&width=560″/]