Diplomati amerikanë flet për kultivimin e marihuanës në Shqipëri

Diplomati amerikanë flet për kultivimin e marihuanës në Shqipëri

Diplomati amerikan, Adam Ereli, gjatë komentimit të tij të vizitës së kancelares, Angela Merkel në ShBA, ka thënë se çështja e refugjatëve është duke u shpërqendruar në Evropën dhe kjo po përdoret nga Rusia për destabilizimin e rajonit.

Sipas tij, rasti ideal është Shqipëria e cila prej një viti është kthyer në prodhuesin numër një të marijuhanës në Evropë.

Ku kjo ka bërë që qytetarët shqiptarisë të dalin në protestë kundër lidershipit aktual në pushtet të lidhur me Rusinë, ka thënë Erel, raporton Insajderi.

Ereli tha se çështja e refugjatëve është temë shumë e rëndësishme që prek stabilitetin e Evropës e gjithashtu prek direkt edhe ShBA­të.

Sipas tij, Rusia po e përdor këtë çështje të refugjatëve për të minuar marrëdhëniet me aleatët e ShBA­ve.

“Një shembull konkret për këtë është ajo çka po ndodh në Shqipëri në vitin e fundit”, është shprehur ai.

“Shqipëria është bërë vendi kryesor në prodhimin e drogës së marijuhanës, duke sjellë para të mëdha droge nga Evropa si dhe lidhja e lidershipit shqiptar me Rusinë ka çuar në protesta atë vend prej javësh”, ka thënë diplomati Ereli për Fox News. /Insajderi.com

[arve url=”http://video.foxbusiness.com/v/5363618333001/?#sp=show-clips”/]