Diplomati amerikan: Vuçiq prezanton mendime moderne në Serbi

Diplomati amerikan: Vuçiq prezanton mendime moderne në Serbi

Ish i dërguari special i ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, për Ballkanin, Robert Gelbard,  ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq “sjellë shumë mendime moderne në Serbi”.

“Bosnja e Lirë” raporton se Robert Gelbard, i cili ka qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë për dy ditë, ka krahasuar karrierën politike të Aleksandar Vuçiqit dhe presidentit të Republikës Serbe në Bonje, Milorad Dodik.

“Dodik ka filluar pozitivisht dhe ka mbaruar në mënyrë negative. Vuçiq prezanton shumë mendime moderne në Serbi”, është shprehur Gelbard në lidhje me Vuçiqin.

“Kur kam ngrënë darkë me të në Washington të dielën, kam shkëmbyer shumë biseda me të. Jam takuar me të më herët në mars, ai mori kohë nga kampanja e tij shumë e gjallë për t’u takuar me mua”, ka thënë Gelbard.

Diplomati amerikan tha se Vuçiqi po kalon në një transformim pozitiv.

“Ekonomia hapet dhe tani aty ka shumë investitorë të huaj atraktivë”, ka thënë ai. /Insajderi.com