Diplomatët në Bern i shmangen gjobave të trafikut

Diplomatët në Bern i shmangen gjobave të trafikut

Autoritetet e kryeqytetit zviceran presin që diplomatët në Bernë të paguajnë 1,3 milionë franga të shqiptuara si gjoba në trafik.

Diplomatët e huaj rrallëherë paguajnë gjoba të trafikut në Zvicër. Falë imunitetit diplomatik ata nuk ndiqen nga drejtësia ose ndiqen shumë rrallë, për shembull nëse ndalen të dehur në rrugë.

Një analizë e gazetës “SonntagsZeitung” ka treguar se sa para i mungojnë buxhetit të kantonit të Bernës për shkak se diplomatët nuk paguajnë gjobat e trafikut.

Mes viteve 2010 dhe 2016 policia e trafikut ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 1,5 milionë franga kundër përfaqësuesve diplomatikë dhe të misioneve të përhershme si dhe kundër anëtarëve të organizatave ndërkombëtare dhe konsullatave.

Nga kjo shumë kantoni i Bernës ka arritur t’i sigurojë vetëm 200 mijë franga. Mbesin edhe 1,3 milionë franga gjoba të papaguara. Gatishmëria për të paguar është përmirësuar paska vitin e kaluar. Diplomatët kanë paguar 561 gjobë prej 2298 gjobave të shqiptuara.

Pra, një e katërta e diplomatëve paguajnë detyrimet e tyre. Në krahasim me vitin 2014 ky është një përmirësim i dukshëm.

Në atë vit policët e trafikut të Bernës shqiptuan 3387 gjoba, por vetëm 179 u arkëtuan. Pak a shumë e ngjashme është situata edhe në Gjenevë. Vitin e kaluar buxhetit i munguan 780 mijë franga nga gjobat e papaguara nga diplomatët.