Dinamo Zagrebi ia pa sherrin shiut nga ndeshja Kroaci – Kosovë

Dinamo Zagrebi ia pa sherrin shiut nga ndeshja Kroaci – Kosovë

Shiu që ra në ndeshjen e kualifikimeve për Kupën e Botës ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, e ka demoluar stadiumin ku luan skuadra kroate Dinamo nga Zagrebi.

Dëmet që ka pësuar stadiumi i ka bërë të ditura përmes disa fotografive qe ka publikuar sot klubi i Dinamo Zagrebit në faqen e saj zyrtare në Facebook. Klubi kroat ka kërkuar nga institucionet kroate që të intervenojnë në ndërtimin e stadiumit.

Përveç ambienteve brenda stadiumit “Maksimir”, edhe ambientet e jashtme kanë pësuar dëme nga shiu që ra natën e 7 shtatorit në Zagreb.

Këto janë dëmet që e kanë kthyer në “rrëmujë” stadiumin e Dinamo Zagrebit: