Dina: Prokuroria i njeh personat që më kërcënuan, por ata janë të lirë

Dina: Prokuroria i njeh personat që më kërcënuan, por ata janë të lirë

Rreth tre javë pas kërcënimeve që mori nga tre persona, përfshirë Shaban Lushtakun – kushëririn e Sami Lushtakut -, Blerim Dina thotë se disa persona të tjerë që e kishin kërcënuar janë ende në liri.

Policia e Kosovës kishte arrestuar dy persona të dyshuar për kërcënim ndaj Dinës, shefit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP): Shaban Lushtakun dhe Naim Sallahun. Ngjarja kishte ndodhur më 16 tetor.

Por, Blerim Dina ka thënë sot për Insajderin se “persona të tjerë” që e kishin kërcënuar atë më 16 tetor, janë ende në liri. Ai thotë se këta persona janë të njohur për prokurorinë.

“Që nga ajo ditë përveç dy të arrestuarve, të tjerët janë të lirë edhe pse për prokurorinë janë të njohur sepse policia i kanë marrë kamerat nga shuma pika që shihet dhe dihet qartë se kush janë ata”, ka thënë Dina.

Arrestohet kushëriri i Sami Lushtakut për kërcënim të shefit të OSHP-së

Dina tregon se Policia e Kosovës ende qëndron nën përcjellje të banesës së tij për 24 orë. Mbrojtja e policisë i ishte ofruar shefit të OSHP-së që nga 17 tetori, një ditë pasi kishte marrë kërcënimet.

“Vetëm pranë banesës i kam policinë 24 orë por jo edhe në përcjellje edhe pse në shqyrtim i kemi edhe pesë ankesa të tjera ku fitues është kompania Sallahu”, thotë Dina.

Shefi i gjykatës së tenederëve thotë se u kërcënua, rrugën për në vendin e tij të punës e bën nën shoqërimin e ndonjë familjare. “Për në punë zakonisht nuk po udhëtoj vetëm por i shoqëruar nga ndonjë familjar”, deklaron Dina.

Siç kishte raportuar Insajderi, tre persona e kishin frikësuar Dinën më 16 tetor. Dy prej tyre, Dina kishte thënë se i njihte. Bëhej fjalë për Shaban Lushtakun dhe Nuri Sallahun.

Nga tre persona që Dina thoshte se ishte kërcënuar, vetëm dy prej tyre janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Dina kishte thënë se personat i kishin bërë presion për dy tenderë. Njëri prej tyre është tenderi multimilionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan. /Insajderi.com

Për më shumë:

Gjashtë orët e tmerrit për shefin e OShP-së: Frikësimi, Sami Lushtaku dhe tenderët milionësh