Churchillit i kërkohej të shkonte tek stacioni për të përsëritur fjalimet e tij. Duke qenë se ai ishte ndoshta shumë i zënë për të bërë këtë gjë, u pajtua një aktor që ta zëven" />

Dilema e Luftës së Dytë Botërore: Kush i lexonte fjalimet e Winston Churchillit?

Për shkak të kufizimeve teknologjike, BBC radio nuk ishte në gjendje të regjistronte në transmetim fjalimet e Churchillit, direkt nga parlamenti.

Dilema e Luftës së Dytë Botërore: Kush i lexonte fjalimet e Winston Churchillit?

Churchillit i kërkohej të shkonte tek stacioni për të përsëritur fjalimet e tij. Duke qenë se ai ishte ndoshta shumë i zënë për të bërë këtë gjë, u pajtua një aktor që ta zëvendësonte.

Aktori në fjalë ishte Norman Shelley, i cili pretendonte se lexoi disa prej fjalimeve të Churchillit, duke përfshirë edhe të famshmin “Do i luftojmë në plazhe”, si dhe “Ora e tyre më e mirë”.

Ai pretendonte se ishte aq i mirë në imitimin e zërit të Churchillit, saqë vetë Kryeministri e përgëzoi.

Megjithatë, pjesëtarë të kampit të Churchillit e mohojnë. Ata këmbëngulin se ai i lexonte vetë fjalimet. Vec kësaj, nëse BBC do të bënte që dikush të lexonte fjalimet në radio, ata kishin njerëz nga stafi i tyre dhe nuk kishin pse të pajtonin një aktor.

Prej kohësh mbështetës të të dy kampeve kanë debatuar për këtë gjë. Ne nuk e dimë se kujt t’i besojmë, dhe zbulimi i një regjistrimi të vitit 1942 me titull “BBC, Churchill: Speech. Artist Norman SHelley” thjeshtë i ndërlikoi edhe më shumë gjërat./bota.al