Dijana Toska, nderohet për organizimin e koncertit gjatë shënjtëritmit të Nënës Terezë

Dijana Toska, nderohet për organizimin e koncertit gjatë shënjtëritmit të Nënës Terezë

 

Dijana Toska, ideatorja e koncertit të madh të Vatikanit me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, ku për herë të parë performuan artistë të mëdhenj shqiptarë në nivel ndërkombëtar, është nderuar me çmimin “Albanian Exellence- Histori Suksesi 2016”

Çmimi “Albanian Exellence- Histori Suksesi 2016”, iu nda Toskas nga artisti shqiptar Bujar Llapaj, i cili ka qenë edhe drejtor artistik i koncertit, pikërisht për shkak të dedikimit të  këtij koncerti, që është mbajtur me 5 shtator.

“Këtë çmim jua dedikoj të gjithë ekipit që realizuan koncertin me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë! Faleminderit, Shqipëria ime që mi fale 3 mirënjohje respekti e vlerësimi!”, ka shkruar Toska në Faceboook.

Ky është çmimi i katërt për Dijana Toskën që merr për organizimin e këtij koncerti, tre në Tiranë dhe një në Kroaci.