Digjet vetura e bashkëshortes së Bajram Gecajt

Digjet vetura e bashkëshortes së Bajram Gecajt

Bajram Gecaj, zv/ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme është djegur vetura e bashkëshortes së tij.

“Po është e vërtetë se dikush i ka thyer xhamat dhe ia vënë flakën brendisë së veturës së bashkëshortes sime në afërsi të ambasadës britanike në Prishtinë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

“Aktualisht jam me policinë dhe po e denoncoj rastin” ka shtuar Gecaj.

Kjo është vetura e dytë në pronësi të familjarëve të pushtetarëve që është djegur në 24 orët e fundit. Vetura e parë është djegur rreth orës 1 të mëngjesit, dhe i përkiste bashkëshortes së ministrit Memli Krasniqi./Insajderi.com