I digjet shtëpia ku banonte me familje

I digjet shtëpia ku banonte me familje

Në rr. Isa Boletini në Prishtinë dje ka nodhur një incident zjarri në një shtëpi private.

“Një mashkull shqiptar ka informuar se i është djegur kati i dytë dhe kulmi i shtëpisë në të cilën ishte duke banuar”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, kurse përveç dëmeve të konsiderueshme materiale nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një depo dhe një sasi e ushqimit të kafshëve, pronë e dy ankuesve meshkuj shqiptarë.

Njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, derisa njësiti policor është duke hetuar rastin.