Digjet objekti i Qendrës Islame në Amerikë por problemi qëndron diku tjetër

Digjet objekti i Qendrës Islame në Amerikë por problemi qëndron diku tjetër

Flakët vetëm se ishin fikur 48 orë më parë dhe ndihmë te veçantë kishin dy familje të shpërngulura në Londër. Ata po përpiqeshin për një jetë më të mirë.

Zjarri i ditës së shtunë, shpërtheu në dyqanin ushqimor “Tregu i  Fermerëve” duke prishur themelim e ndërtesës dhe dyqanin Metropolitan “Restaurant Equipment”.

Të dy lokalet u shkatërruan plotësisht, duke zhvendosur të dy familjet, njofton Qchron.

Në një faqe të internetit për mbledhjen e fondeve “GoFundMe”, e themeluar të dielën, janë mbledhur tashmë 1,605 funta, për vetëm 24 orë.

Sipas organizatores së faqes Sanela Selmanoviç, familja Habib dhe familja Vasile kanë dy fëmijë nën moshën 10 vjeçare dhe kanë humbur të gjitha.

“Qiramarrësit e banimit nuk kanë pasur sigurim të qirasë, për këtë arsye nuk kanë qasje të menjëhershme në ndihmë”, shkroi Selmanoviç, duke shtuar se Qendra Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens zotëron ndërtesën.

“AAIC dëshiron të mbledhë para për të ndihmuar familjet në shërim. Ne lutemi për familjet dhe shpresojmë se ata mund të shërohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Selmanoviç shtoi se kushdo që është i interesuar për dhurimin e teshave, ushqimit, tualetit ose produkteve të tjera mund ta kontaktojë atë nëpërmjet faqes GoFundMe.

U deshën rreth 200 zjarrfikës dhe 4 orë për të shuar flakën. Shkaktari i zjarrit është ende duke u hetuar.