Digjet një punëtor në fabrikën e ferrokromit

Digjet një punëtor në fabrikën e ferrokromit

Një punëtor është djegur në fabrikën e ferrokromit në Elbasan.

60-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 17.11.2017, duke punuar në Uzinën e Ferro Kromit, Elbasan, është djegur shtetasi DH.R vjeç 60, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në raportin e policisë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.