Digjet një market në Drenas

Digjet një market në Drenas

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme në komunën e Drenasit, një objekt është përfshirë nga zjarri.

Objekti i cili u vërshuar nga flakët, ishte një market pronë e një ankuesi mashkull, por, që ende nuk janë zbuluar shkaqet e zjarrit, thuhet në raportin 24 orësh.

Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, nuk  raportohet për të lënduar, ndërsa vlera e dëmeve të shkaktuara nga zjarri llogaritet e lartë.

Rasti po hetohet për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. /Insajderi.com