Digjet një banesë te “parku i qytetit” në Prishtinë

Digjet një banesë te “parku i qytetit” në Prishtinë

Rreth orës 14:30 në Parkun e qytetit në Prishtinë, një ndërtesë është përfshirë nga zjarri.

Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiuale.

Zëdhënsja e policisë Florie Ahmeri, tha se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dal ekipet e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.

“Sot rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në afërsi të “Parku të qytetit, saktësisht në rrugën “Halil Alidema, një banesë është përfshirë nga zjarri. Zjarri është lokalizuar shpejt nga ana e zjarrfikësve si dhe raportohet vetëm për dëme materiale”, ka njoftuar Ahmeti.