Digjet minibusi në Prishtinë – udhëtarët shpëtojnë

Digjet minibusi në Prishtinë – udhëtarët shpëtojnë

Një minibus udhëtarësh është kapluar nga flakët, por fatmirësisht udhëtarët që ishin brenda kanë arritur të dalin me kohë dhe të shpëtojnë pa lëndime.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë të enjten rreth orës 17:30, afër Fakultetit Teknik, njofton Klan Kosova.

Ende nuk dihet se si erdhi deri tek zjarri në automjet, derisa zjarrfikësit kanë intervenuar për të shuar flakët.

Policia nuk ka dhënë detajet deri në këto çaste për këtë rast.