Digjet baraka me 20 shtretër në Prishtinë

Digjet baraka me 20 shtretër në Prishtinë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00 një baraka në lagjen Dardania në Prishtine është përfshirë nga zjarri.

Deri tek djegia e kësaj barke ka ardhur pasi parapa saj kanë qenë duke u djegur disa mbeturina ku më pastaj edhe baraka e Fatbardh Sugashit, është djegur plotësisht.

Pronari, Fatbardh Sugashi ka thënë se në objekt gjendeshin dikur afër 20 shtretër.

“Në barakë kanë qenë diku rreth 20 shtretër dhe pjesë tjera të tyre”, ka thënë Sugashi.

Zjarrfikësit dhe të gjitha ekipet emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes ndërsa kanë arritur ta shuajnë zjarrin në mënyrë që të mos djegën edhe objektet tjera të ngjitura./Insajderi.com