Digjet automjeti i deputetit maqedon të LSDM-së

Digjet automjeti i deputetit maqedon të LSDM-së

Automobili “Mini Kuper” i deputetit maqedon të LSDM-së Hari Lokvenec mbrëmë rreth orës 23:00 është djegur nga autorë të panjohur.

Lokvenec dje ishte në Prespë në nënshkrimin e Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Siç thuhet në buletinin policor H.L. (48) nga Prilepi  mbrëmë në SPB Manastir në orën 23:05 ka paraqitur se rreth orës 23:00 autor i panjohur ia ka djegur automjetin “Mini Kuper” me targa të Prilepit, pronësi e babait të tij.

Një ekip i Njësisë territoriale të zjarrfikësve – Prilep e ka shuar zjarrin.

Policia ndërmori masa për zbardhjen e rastit.