Digjen katër lopë nga zjarri në Ferizaj

Digjen katër lopë nga zjarri në Ferizaj

Bagëtitë e Qëndrin Zerishtës, nga Ferizaj, i ka kapluar zjarri, duke ia djegur katër lopë.

Zjarri që i ra në stallë ia mbyti pesë lopë, derisa edhe ato që shpëtuan kanë lëndime. E njërën prej tyre u desh ta presë, meqenëse nuk po arrinte ta shpëtonte.

E edhe këto lopë mund të mos i shpëtojnë nga lëndimet që kanë marrë. Fermeri thotë se nuk e di se si ka ardhur zjarri.

Fermeri nga Ferizaj ka thënë për Klan Kosova, se nuk e din nga i erdhi zjarri dhe se nuk dyshon në askënd, që do të mund ta kishte ndezur me qëllim.

“Krejt cka muj me thanë e kom pa qe e kish marr flaka. Nuk me thanë që ma ka bo kërkush, se nuk e kom pa kërkund. S’dyshoj në kërkond që e ka bo”, ka thënë Zerishta.

Kjo familje të ardhurat e vetme i kishte pasur nga këto bagëti, djegje e së cilave, sipas tyre kaq shifrën e 20 mijë eurove./Insajderi.com