Atletiko Madrid humbi miqësoren e zhvilluar në Australi ndaj Melbourne Victory, mirëpo trajneri argjentinas i Atletikos, Diego Simeone ka lavdëruar sulmuesin kosovar të kundërshtarëve Besart Berisha.
Ndeshja e cila përfundoi 1-0 në të mirë të skuadrës së Berishës, për Simeonen ishte një ndeshje e mirë e zhvilluar nga skuadra e tij.
“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë. Të rinjtë luajtën shumë mirë”, tha Simeone menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
I pyetur për futbollistët dhe skuadrën kundërshtare të Melbourne Vicotry, tekniku argjentinas ka thënë se “ata janë një skuadër kompakte”.
“Më pëlqeu me të vërtetë numri 8 [Besart Berisha] dhe numri 6 [Leigh Broxham]. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe kompakte”, përfundoi Simeone. /Insajderi.com