Diego Costa, nesër përcaktohet se për cilin klub do të luajë

Diego Costa, nesër përcaktohet se për cilin klub do të luajë

Diego Costa dhe Chelsea duket se janë pranë ndarjes. Sulmuesi spanjoll ka pasur një konflikt me trajnerin Antonio Conte dhe ka mbetur jashtë ndeshjes me Leicester Cityn.

Sipas ‘Sky Sports’, Costa tani ka në duar një ofertë prej 30 milionë funteve në vit nga skuadra kineze Tianjin Quanjin që ka ofruar 80 milionë funte për transferimin e Costas.

Kësisoj, të marten trajneri Antonio Conte do të ketë një takim me sulmuesin për të sqaruar të ardhmen e tij.

Në rast se Costa do të kërkojë largimin, atëherë Conte do ta lë të lirë dhe do të shikojë një alternativë për të.

Costa ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019, ndërsa mediet angleze kanë raportuar se ai kërkon kontratë të re me 15 milionë funte në vit nga klubi aktual.

Aktualisht 28-vjeçari fiton rreth tetë milionë euro në vit te Chelsea. Si duket, paga e tij është problemi kryesor në Londër.

Mbetet të shihet nëse reprezentuesi spanjoll do të pranojë të qëndrojë te Chelsea apo do të transferohet në Kinë ku do të bëhej futbollisti më i paguar në botë.