Paralajmërimet që Evropa është rrugës që të humbë Ballkanin Perëndimor, janë duke u grumbulluar në publikime të ndryshme, shkruan gazeta gjermane Die Presse.
Evropa e përbërë prej 28 vendeve, përmes preokupimit të tepruar të defekteve të veta, përmes injorancës dhe jointeresimit të iu ikin zhvillimet serioze të jug-lindjes, shkruan gazeta gjermane Die Presse, duke shtuar se kjo mund të ketë pasoja fatale.
Die Presse thekson se interesi i medieve është ngritur përsëri, me ç’rast reporterët po dërgohen për të publikuar raporte.
“European Rundschau” asnjëherë nuk ka larguar tërësisht vëmendjen nga regjioni i Ballkanit, dhe në numrin e fundit shkruan për një bombë kohore.
“Burra të fortë janë duke punuar në ndërtimin e fuqisë së tyre, nacionalizmi përsëri po bëhet zgjedhja e parë për t’u përdorur si teknikë udhëheqjeje”, kishte shkruar Xhihiq në atë numër.
Edhe “Der Spiegel” shtetet e Ballkanit Perëndimor i quan “jetimë të kontinentit” dhe ka tërhequr vërejtjen se “ka një largim të theksuar nga projekti evropian”.
“Fakti se EU si simbol i sigurisë dhe i mirëqenies po humb ndikimin është i kuptueshëm, aq sa edhe i rrezikshëm. Paqja është e kërcënuar si nga synimet e maskuara të shqiptarëve për shtet të përbashkët, aq nga dëshira për fuqi të madhe të nacionalistëve serbë”, kishte shkruar Der Spiegel.
Revista nga Polonia “The New Eastern Europe”, ia ka përkushtuar dymbëdhjetë artikuj “Karuselit Ballkanik” në edicionin veror, në të cilin shkrimtari nga Sarajeva, Mileno Jergoviq shtron pyetjen “A po e humb Evropa Ballkanin?”.
Ai thekson se “qytetarët normalë të regjionit, të shkatërruar dhe demoralizuar nga varfëria me dekada, nacionalizmi, klerikalizmi dhe politikat populliste, janë një viktimë e lehtë e Vladimir Putinit apo Reçep Tayyip Erdoganit”.
Një kontribut shtesë në gjithë këtë, sipas Die Presse, përmendet Ballkani si të një hapësire për rekrutimin e militantëve të grupeve islamike. Gati një e katërta e forcave të huaja të Shtetit Islamik që vijnë nga Europa janë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova e Maqedonia.
Meqë Shteti Islamik në Irak e Siri ndodhet nën presion, luftëtarët që largohen do të mund të vepronin si shkëndijë në një fuçi baruti e përbërë nga përbërja shpërthyese fetare e etnike.
“Evropa nuk ka humbur ende tërësisht Ballkanin. Por do ta humbasë së shpejtë nëse vazhdon të qëndrojë e verbër ndaj konsekuencave, të cilat do të sillnin një humbje të tillë”, përfundon Die Presse me një citat nga poeti Jergoviç.