Dybala: Unë kundër Messit? Leo filloi të qeshë…

Dybala: Unë kundër Messit? Leo filloi të qeshë…

Një intervistë për të qartësuar të gjitha polemikat e lindura në Argjentinë pas disa komenteve të Dybalës lidhur me “bashkëjetesën” në fushë me Messin:

“Është e vështirë të luash me të sepse lëvizim në të njëjtën zonë”, kishte thënë “La Joya” në një konferencë për shtyp kohët e fundit.

Por, sulmuesi i Juventusit nuk është dakord me polemikën e krijuar: “Në të njëjtën konferencë kisha shpjeguar edhe se është një kënaqësi të luash me Messin, e kam idhull”, shpjegoi Paulo.

Sulmuesi i bardhezinjve tashmë ndodhet në grumbullim me Argjentinën.

“Në atë konferencë prej 18 nga 22 pyetje ishin mbi Leon dhe në 17 prej tyre shpenzova vetëm fjalë të mira për të, duke shpjeguar sesa e rëndësishme është figura e tij për mua dhe për gjithë grupin”, ka nënvizuar Dybala.

“Këto gjëra megjithatë dëgjohen ndryshe prej disave, edhe pse thuhen në mënyrë konstruktive. Kush duhet ta kuptonte e ka kuptuar, nga Leo te skuadra e deri te trajneri”.

Jo rastësisht me Mesin nuk pati asgjë për të qartësuar: “Sapo u bashkuam në grumbullim shkova te Leo për t’i shpjeguar, por ai nisi të qeshë përpara se të hapja gojë, duke më thënë të qëndroja i qetë sepse nuk kishte asgjë për të qartësuar.

“Unë Messi i ri? Gjithmonë e kam thënë se dua të jem më i miri, me gjithë respektin për Leon dhe atë që ka fituar. Unë megjithatë dua të fitoj titujt dhe trofetë e mi, në vend që të bëj krahasime me lojtarë të së kaluarës siç është bërë me Mesin e Maradonën, duhet t’u gëzohemi kampionëve që luajnë sot”. /Insajderi.com