Di Maria në pritje të thirrjes nga Barcelona

Di Maria në pritje të thirrjes nga Barcelona

Pas largimit të bujshëm të Neymarit verën që lamë pas, Barcelona shprehu interesimin për ta blerë Angel Di Marian, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Megjithatë, duket se argjentinasi i PSG-së ende është duke e pritur një thirrje nga gjiganti katalan.

Le 10 Sport raporton se Di Maria është i palumtur në PSG. Ai nuk duket të jetë në planet e Unai Emeryt dhe mendjen e ka larg “Parc des Princes”.

Thënë këtë, argjentinasi nuk dëshiron të shkojë te çfarëdo klubi… ai e dëshiron Barcelonën. Sipas këtij burimi, Di Maria i na ndalë bisedimet me klubet kineze që janë të interesuara për të. Pse? Sepse është në pritje të Barcelonës. /Express/