Di Caprio në rolin e Da Vincit në filmin biografik

Di Caprio në rolin e Da Vincit në filmin biografik

Historia e emrit të aktorit Leonardo DiCaprios është se ëma e tij ia kishte vënë emrin sipas polimatit të famshëm italian, Leonardo Da Vincit.

Tani fituesi i çmimit Oskar, do ta ketë nderin të luaj rolin e autorit të Mona Lizës, në filmin biografik.

Përpos si aktor, Di Caprio do të jetë edhe bashkë-producent i këtij filmi, njofton Vanity Fair.

Sipas Deadline, Paramount ka fituar një ankand shtatë-shifror mes tyre dhe Universal për të drejtat e adaptimit të librit të Walter Isaacson për Da Vincin. /Insajderi.com